Rama: “Ura e Mesit”, një destinacion që po i bën turistët e huaj të dashurohen me thesaret e Shkodrës

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me pamjet nga Ura e Mesit në Shkodër.

Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë thotë Ura e Mesit është një destinacion që po i bën edhe turistët e huaj të dashurohen me thesaret e trashëgimisë së Shkodrës.

“Mirëmëngjes dhe nga Ura e Mesit, një destinacion që po i bën edhe turistët e huaj të dashurohen me thesaret e trashëgimisë së Shkodrës, duke u shndërruar në pikën e preferuar për të ruajtur kujtimet nga Shqipëria, ju uroj të diel të paqtë”, shkruan Rama.

Të Fundit