Rama-tropjanëve: S’jeni tropojsa, mos votoni ata që u keni parë veç sherrin

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të qytetit të Tropojës në rrjetet sociale, se si ka qenë dhe si është zhvilluar në qeverisjen 8-vjeçare të socialistëve.

Sipas tij, “ata që sot premtojnë çudira, Tropojën e kishin lënë në këtë gjendje. Dhe të mendosh që sot thonë që ky vend u shkatërrua në këto 8 vite”.

“Të mos ndalemi tani. Unë kam një vizion të qartë për Tropojën dhe bashkë do ta çojmë përpara”, theksohet në video.

Në postimin bashkangjitur videos, Rama shkruan: “Tropoja ka një mundësi të artë të zgjedhë kulturën, jo dasinë, ndershmërinë, jo dyfytyrësinë, punën, jo dhunën!”.

Rama gjithashtu bën thirrje që qytetarët të votojnë aktorin Petrit Malaj i cili është në listat e PS si kandidat për deputet në zgjedhjet e ditës së dielë.

O miq tropojanë që s’jeni tropojsa! Votoni Petritin tuaj e të gjithë Shqipërisë, jo ata që i votuat 30 vjet dhe 30 vjet veç sherrin u keni parë”.

Të Fundit