Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të rinjve të shmangin lokalet e natës pasi aty kontakti është shumë i afërt, si pjesë e masave të marra me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit, pas konfirmimit të dy rasteve të para në vendin tonë.
Gjithashtu shefi i qeverise theksoi se nuk eshte e nevojshme te shkosh ne spitale per te mesuar nese je i prekur ose jo, por duhet te telefonohet 127 dhe ekiper e urgjences do e bejne kontrollin ne shtepine tuaj.
“Të shmangin pubet e klubet e natës ku kërcehet e këndohet se kontakti i atyshëm është shumë i afërt dhe nuk është rrezikshmëria tek të rinjtë por bartja tek më të moshuarit në shtëpia. Të ruajmë ata që janë më të moshuar.
S’ka nevojë të shkojnë në spitale për të verifikuar janë apo s’janë të prekur”, tha Rama.