Rama, thirrje emigrantëve: Ka kohë që në Shqipëri s’ka më rroga 250 mijë lekë. Në turizëm e ndërtim merr sa në Greqi dhe paguan më pak taksë

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje emigrantëve të investojnë në atdhe duke u shprehur se në turizëm e ndërtim në Shqipëri merr sa në Greqi dhe paguan më pak taksë.

Edi Rama: “Ka kohë që s’ka më rroga 250 mijë lekë në Shqipëri. Dhe e dyta rroga është ajo që duket po pas asaj ka edhe taksa, që ta dini 57% e rrogave në Shqipëri nuk kanë asnjë taksë, ndërsa 36% e tyre kanë nga 4-10% taksë. Kurse vetëm rrogat mbi 1300 euro e kanë taksën mbi 10%. Në turizëm dhe ndërtim në Shqipëri merr sa në Greqi dhe paguan më pak taksë, kurse kur je jashtë qytetit tënd, edhe fjetjen, ushqimin ta paguan kompania.

Me këtë shpjegohet edhe kthimi i atyre që kanë filluar vijnë të punojnë në turizëm apo atyre që investojnë në agroturizëm jashtë, se u del ku e ku më mirë. E treta avash me kekun e byrekun se nuk janë ë kohët që ishin, nuk është më njësoj bota sot, as Evropa, kosto e jetesës është rritur aq shumë sa nuk ka më kursime si dikur, këtë e dimë mirë të gjithë.

Secili t’i shohë mirë opsionet e veta dhe të vendosë, qoftë për tu kthyer plotësisht, qoftë pjesërisht, qoftë duke investuar këtu dhe duke qëndruar atje.

Të gjitha janë të munduara dhe nga të gjithë këto gjen tek njerëzit që janë kthyer apo që i kanë kthyer sytë nga Shqipëria. Për pak vite do të jemi anëtare të BE, gjithçka do të ndryshojë por kush vjen sot do t’i japë vetes mundësinë që të fitojë më shumë se përpara me hyrjen në BE gjithçka të bëhet njësoj si kudo tjetër.

Të Fundit