Rama të rinjve në Durrës: Në klasat e informatikës mungon mësimi cilësor, jeta juaj duhet të jetë e lidhur me imagjinatën – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Rama të rinjve në Durrës: Në klasat e informatikës mungon mësimi cilësor, jeta juaj duhet të jetë e lidhur me imagjinatën

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar konsultime me studentët për Strategjinë e Re Kombëtare për Rininë (2022-2029).

Nga Durrësi ku edhe u mbajt ky konsultim, Rama u shpreh se, sot mungon cilësia në orët e informatikës, pasi ka mungesë të mjeteve.

Ai gjithashtu theksoi se laboratorët e shkollave do të plotësohen me qëllim që mësimi të mos mbetet në mënyrë mekanike.

“Disa çështje që kanë qenë të kudondodhura në takimet e kryera me studentë, janë trajtuar sot në një takim me anëtarët e kabinetit. Dua të them se klasat e informatikës nuk janë në lartësinë e duhur dhe nuk ofrojnë një mësim cilësor. Nxënësit ankohen për pamundësinë që të kenë një mësim në laborator, që të jetë informuar si edhe në të njëjtën kohë cilësor. Ne do të fillojmë punën për të plotësuar laboratorët e shkollave, natyrisht jo të gjitha njëherësh sepse nuk bëhen dot, por me qëllim që mësimi i laboratorëve të mos jetë thjesht mekanik”, tha Rama, duke shtuar se jeta e të rinjve nuk mund të jetë e lidhur vetëm me klasën, por duhet të jetë e lidhur me imagjinatën dhe dëshirën për tu aktivizuar në aktivitete të ndryshme në komunitet”, tha Rama.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *