Rama: Të dëmtuarve do t’u qëndrojmë pranë me dinjitet shtetëror për banesat dhe gjënë e gjalla

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile u shpreh se situata e reshjeve në vend ka qenë anormale. Sipas tij përmbytjet ishin të pashmangjshme në një situatë ku reshjet ishin të shumta.

Ai theksoi se vitin e kaluar janë investuar 25 milionë euro për pastrimin e mirëmbajtës së kullimit. Rama shtoi se të gjithë të prekurit nga përmbytjet do të dëmshpërblehen banesat dhe gjënë e gjalla.

“Shkodra ka qenë qarku me i prekur, ku janë mbi 200 milimetra shi në 24 orë. Përpara fillimit të sesionit me reshje, drejtoritë e ujit dhe te kullimit kanë siguruar gatishmërinë e kanaleve të larta dhe hidrovorëve dhe flotës prej 29 ekskavatorësh. Gjithashtu është bërë inspektimi i sigurisë së argjinaturave se lumenjve dhe digave të rezervuarëve.

E gjithë kjo infrastrukturë ka funksionuar dhe përballur sasitë e reshjeve. Rasti i reshjeve anormale të këtyre ditëve, dalja e ujit nga rrjedhja natyra dhe për pasojë përmbytjet për pika e zona më vulnerabël për arsye krejt objektive është e pashmangshme në çdo vend të planetit.

Prej vitesh ne kemi një proces të mirëmbajtës së kullimit, largohen çdo vit 2,5 milion metër kub llumra dhe mbetje nga kanalet kryesore kullues në një gjatësi 300 km. Vitin e shkuar kemi investuar afro 25 milionë euro këtë vit në të gjitha bashkitë do të investohen 11 milionë euro apo 8 % më shumë se vitin e kaluar.

Investimi më i madh ka qenë transformi i trupave të emergjencave, nga trupa pa kokë dhe të vështirë s’ka më keq, nga trupa që vihen në punë. Nëse reshjet e pazakonta të ditëve të fundit ranë dhe përmbytën njësoj vendet e rajonit, sot Shqipëria krejt tjetër.

Kur ne erdhëm në qeveri me malin e borxheve i shlyem një më një dhe kemi përballuar me dinjitet njerëzor e shtetëror, jo vetëm detyrimet ndaj përmbytjeve. Sot dua t’i siguroj të dëmtuarit që do të qëndrojmë me të njëjtin dinjitet, qoftë për banesat dhe gjënë e gjallë.

Dëshiroj të theksoj se puna intensive dhe mobilimi i pandalur 24 orë në të gjithë territorin ku është nevoja dhe e bashkive, do të vazhdojë e pandërprere deri në kapërcimin e kësaj situatë. Ua them të gjithë deputetëve të pranishëm në këtë mbledhje përmes zoom, që të të angazhuar, edhe sot edhe nesër, edhe pasi momenti I vështirë të jetë kapërcyer, pranë njerëzve dhe me njerëzit,” tha ai.

Të Fundit