Kryeministri Edi Rama është takuar sot në Stamboll me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan.
Dy liderët u takuan sot në mjediset e TRT World Forum, për të diskutuar mbi ecurinë e marrëdhënieve bilaterale, situatën në rajon, Komunitetin e Ri Politik Europian, si edhe luftën në Ukrainë.
‘TRT World Forum’ është një platformë e njohur për cilësinë e debateve mbi axhendat globale dhe rajonale, e cila mbledh çdo vit në Stamboll politikëbërës e vendimmarrës të lartë.
Kryeministri shoqërohet nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro.
Ditën e djeshme, Rama së bashku me dy ministret ndodheshin për një vizitë zyrtare në Azerbajaxhan ku zhvilluan takime me Presidnetin e vendit Ilham Aliyev.