Kryeministri Edi Rama zhvilloi paraditen e së dielës një takim me kandidatët për deputetë të PS në qarkun Vlorë.
Rama nuk i kurseu kritikat për kandidatët paraardhës, teksa tha se nuk është bërë mjaftueshëm për Vlorën, por premtoi se me skuadrën e re do ketë një rezultat më të mirë.
“Këtë herë do të marrim një rezultat më të mirë. Do t’u japim mundësinë shumë qytetarëve që deri dje kanë qenë simpatizantë të punës që ne kemi bërë. Fakti që në të gjithë skuadrën e zgjedhjeve të 11 majit kemi vetëm një deputet që është aktualisht në detyrë, Vullneti, tregon se na është dashur të bëjmë një ndryshim total të skuadrës në Vlorë, pikërisht për të treguar se çfarë na ka munguar dhe çfarë duhet të bëjmë më tej.
Disa deputetë, që unë i konsideroj miq, nuk kanë rrezatuar asgjë këtu në Vlorë. Ajo që ndodh në këtë qytet rrezaton më pas edhe në territoret e tjera, dhe më vjen keq për faktin që nuk kemi dhënë aq sa duhet në këtë qytet”, tha Rama.