Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e së shtunës një takim me gra dhe vajza në qytetin e Korçës.
Rama vlerësoi rolin e grave në jetën e vendit ndërsa theksoi se numri i grave që drejtojnë ndërmarrjet aktive në Shqipëri sot është 30 për qind, ndërsa objektivi i PS është që të ketë edhe 10 mijë gra dhe vajza më shumë në PS.
Ai vlerësoi kandidaten romë të Delvinë, Ina Majko e cila siç tha edhe nëse nuk do të jetë pjesë e Kuvendit do të jetë pjesë e qeverisë.
“Edhe unë jam shumë krenar që për herë të parë Partia Socialiste bëhet promotore e një kandidature nga komuniteti rom. Një vajzë nga Delvina, e shkëlqyer e cila përfaqëson gratë dhe vajzat e margjinalizuara, që jo vetëm mund të jetë një zë shumë i nevojshëm në Kuvendin e Shqipërisë por të jeni të sigurta që edhe nëse nuk do të jetë në Kuvendin e Shqipërisë, patjetër që do të jetë një zë në qeverisjen tonë të mandatit të ardhshëm”, tha Rama.