Rama surprizon socialistët, i beson këngën e fushatës Noizyt: Ky është momenti! Bashkë për një qëllim, në Evropë

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka surprizuar të vetët, ashtu siç tha ai me këngëtarin e njohur Noizy, të cilit i ka besuar këngën e fushatës.

Rama tha se drejtuesit politkë të 12 qarqeve u prezantun me këngë dhe vale, dhe ai nuk mund të mbetej mbrapa.

Prandaj, tha Rama, edhe unë ju kam bërë një surprizë.

“Të gjithë bashkë do t’ia dalim për një qëllim, të gjithë bashkë këtu do të jemi. Shqipëri më e mira në botë, beso, bashkë për një qëllim në Evropë. nëpër mjegull, stuhi, gjithë bota po na sheh se jemi pengu i harresës, jemi gur i rëndë”, ishin disa nga vargjet e këngës së performuar nga Noizy për herë të parë në sheshin “Skënderbej”.

Të Fundit