Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në spitalin Covid3. I shoqëruar edhe nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Rama thotë se spitali është gati dhe lufta kundër Covid nuk i ka kapur të papërgatitur.
“E kemi thënë dhe e rithemi: Spitalet Covid 3 dhe 4 janë gati dhe asnjëherë, asnjë çast, qyshse ka nisur kjo luftë, nuk jemi kapur të papërgatitur, përkundrazi. Stafet rezervë janë rekrutuar, janë trajnuar dhe janë në gatishmëri”, thoë Rama.
Ndërkohë mjekja Najda Çomo thotë se spitalet Covid3 dhe 4 janë gati, por ka ende kapacitet në dy spitalet e tjera.
“Në strukturën e re të covid 3 është përfunduar si strukturë në aspektin fizik dhe në aspektin e burimeve njerëzore. Është instaluar oksigjeni në cdo shtrat. Elementë i rëndësishëm është pajisja me respirator për aq sa mundet të kenë nevojë pacientët. Pjesa tjetër është trajnimi prej disa muajsh i burimeve njerëzore qoftë i mjekëve specialiste, qoftë i personelit infermieror që kanë mbi 5 muaj që trajnohen.
Kemi numër të shtuar pacientë, por kemi kemi kapacitete dhe nuk është e nevojshme për të hapur një spital pa shfrytëzuar në maksimum dy spitalet Covid1 dhe 2”, tha Çomo.