Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të opozitës se ka shpenzuar 100 mijë euro nga paratë e shqiptarëve për udhëtim me ‘charter për udhëtim weekendi në Paris.
Në reagimin e tij të parë, kryeministri Rama thekson se nuk është në Paris, por ndodhet në Shqipëri që pardje. Ai thekson se ka shkuar në Paris pasditen e të premtes dhe është kthyer mesditën e të shtunës. Për “shpenzimet e luksit”, Rama thotë se ua ka lënë atyre që e shajnë ditë-natë.
“Unë s’jam në Francë po në Shqipëri qysh pardje! Kam shkuar pasditen e të premtes e jam kthyer mesditën e të shtunës për një vizitë informale të nivelit të lartë dhe “shpenzimet e luksit e të fundjavave jashtë” ua kam lënë atyre që të vetmen punë kanë të më shajnê ditë-natë! Pikë”, thekson Rama.