Rama publikon pamjet: Përfundon lirimi i hapësirave publike, i hapet rrugë projektit Lungomare 3

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përfundimin e procesit të lirimit të hapësirave publike në vijën bregdetare Vlorë-Radhimë-Orikum.

Sipas Ramës, ky hap synon transformimin e zonës bregdetare dhe përmirësimin e infrastrukturës turistike në Vlorë dhe zonat përreth.

Projekti Lungomare 3 parashikon rikualifikimin e vijës bregdetare nga Vlora drejt Radhimës dhe Orikumit.

Kreu i qeverisë ka theksuar vazhdimisht se ndërhyrja do të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin turistik dhe ekonomik të zonës, si një nga destinacionet më tërheqëse të bregdetit shqiptar.

 

Të Fundit