Rama publikon pamjet: Bypass-i i Gjirokastrës, gati në pranverën e 2023-shit

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga punimet që po kryhen për Bypass-in e Gjirokastrës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama është shprehur se kjo vepër, tanimë po merr formë dhe pritet të përfundojë në pranverën e këtij viti.

“Po merr formë përfundimtare Bajpasi i shumëpritur e i premtuar prej dhjetëra vitesh i Gjirokastrës, i cili në pranverë 2023 do t’i japë zemrës së qytetit një jetë të re, duke hequr makinat, zeruar ndotjen e garantuar lëvizjen e këmbësorëve në krejt zonën muzeale, por edhe duke çliruar potenciale të reja të zhvillimit të turizmit që rritet vit pas viti”, shkroi Rama në Facebook.

 

Të Fundit