Kryeministri i vendit, Edi Rama, këtë të martë në rrjetin e tij social Facebook ka publikuar pamje nga lirimi i hapësirave të kanaleve kulluese nga ndërtimet pa leje përgjatë segmentit Ura e Dajlanit-Plazh.
Në pamjet e kapura me dron tregohet momenti kur mjetet e rënda po pastrojnë zonën përgjatë kanaleve kulluese, të zëna nga ndërtimet pa leje.
“Në segmentin Ura e Dajlanit – Plazh, vijon puna për lirimin e hapësirave të bankinave të kanaleve kulluese të zëna nga ndërtimet pa leje”, shkruan Rama.



