Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë ditën sotme një postim nga operacioni i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në qytetin e Vlorës, në kuadër të lirimit të hapësirave publike.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai njoftoi se një tjetër plazh publik i zaptuar në zonën e Lungomares i është rikthyer sipas tij qytetarëve.
“Në Lungomaren e Vlorës një tjetër sipërfaqe plazhi publik i është rikthyer turistëve dhe qytetarëve. Inkurajoj të gjithë profesionistët e Vlorës të aplikojnë për t’u bërë pjesë e kësaj përpjekjeje, përmes intervistave të punës.”- shkruan Rama në postimin e tij.
Prej disa ditësh, IMT ka ndërmarrë aksione në disa qytete të vendit për shembjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e zonave publike.
Kryeministri ka qenë i pranishëm në disa bashki, ku ka kërkuar një riorganizim të strukturave vendore dhe ka paralajmëruar ndryshime në drejtimin e tyre. Ditën e djeshme, Rama mblodhi në Durrës kryetarët e bashkive të cilëve u la disa porosi dhe ‘ultimatume’ për spastrimin e burimeve njerëzore në institucionet e tyre