Rama: Programi i rindërtimit, prova se nuk punojmë për oligarkët

Nga Ndroqi ku u dorëzuan 74 banesa të reja për familjet e prekura nga tërmeti, Kryeministri Edi Rama tha se shpesh janë përballur me akuza si një qeveri që mendon për të pasurit dhe oligarkët.

Për të provuar të kundërtën, kreu i qeverisë tha se programi i rindërtimit, është prova më kokëfortë për të kundërtën.

Sikur ne të ishim një qeveri që mendonte për të pasurit, programi i rindërtimit nuk do ndodhte kështu si po ndodh si program investimesh falë rritjes së taksave për të pasurit duke ulur deri në zero taksat për ata që kanë më pak për t’i dhënë shtëpi familjeve falas, nuk do ndodhte. Ashtu sikundër po të ishim ne një qeveri që mendon për të pasurit e që nuk sheh me vëmendje të vazhdueshme ata që kanë më pak.

Nuk do ndodhte se s’do kishte shans se si të ndodhte që edhe ata që i kanë pa leje shtëpitë e tyre dhe të pa legalizueshme për shkak të pozicioneve ku ndodhen t’u prishet shtëpia por t’u jepet një shtëpi e re.

Ndër të tjera, Kryeministri shtoi se në Itali e Greqi familjet presin deri në 15 vjet për kompensim.

Rama shigjetoi edhe sistemin e drejtësisë, për pengesa dhe “çorapin” që bën me pronat.

Ti merr përsipër të rindërtosh shkollën simbol të arsimit në Tiranë për ta bërë shkollën simbol të rindërtimit. Të çojnë në SPAK për një WC. Duhet të presësh që të bëhen procedurat.

Këto janë pengesa të natyrës objektive. Procesi i rindërtimit ka ecur paralele me një proces të tërë falsifikimesh, korruptimesh të gjykatësve KÇK që janë të krimbur dhe e dinë që nuk do e kalojnë vetingun.

Ne nuk i ndahemi kësaj pune deri kur familja e fundit të marrë shtëpinë

Të Fundit