Rama prezanton ministren e re të Shëndetësisë: Do hapim Universitet mjekësie në Fier

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ministren e re të Shëndetësisë, Evis Sala në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pasi bëri një përmbledhje të arritjeve dhe sukseseve të ministres së re, Rama u shpreh i bindur se do të hapë një epokë të re në shëndetësinë shqiptare.

Në mandatin e tretë rritëm pagat e mjekëve dhe infermierëve ndërkohë që në mandatin e katërt duam të shkojmë më tej dhe të hyjmë më thellë në përmbajtjen e transformimit përsa i përket asaj që shëndetësia t’u ofrojë qytetarëve. Duam të hapim një universitet mjekësor në Fier, por edhe ndërtimin e një spitali ekselence për turizmin shëndetësor” tha Rama.

Më tej, kryeministri parashtroi idenë e hapjes së një universiteti mjekësor në Fier, si dhe lidhja e një partneriteti strategjik me kompaninë më të mirë që ka Mbretëria e Bashkuar.

“Duam të hapim universitet të ri mjeksor në Fier, pranë spitalit Memorial, por edhe ndërtimin e një spitali ekselence për turizmin shëndetësor që është në gjendje të përballojë kërkesat e larta për shërbimin spitalor.

Jemi në diskutime për të lidhur partneritet strategjik me një ndër kompanitë më të mira të IA në shërbim të shëndetësisë që është i vetmi unicorn në shëndetësi që ka Mbretëria e Bashkuar.

Këto do jenë në fokus të ministres së re”, tha Rama.

Të Fundit