Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm grafikun që tregon taksat për biznesin e madh të vendeve të rajonit.
Sikurse shohim vendi ynë ka taksat më të larta 15% për biznesin e madh ndërkohë vendet e rajonit si Kosova, Bosnjë-Hercegovina i kanë taksat 10 %, ndërsa Mali i Zi 9%.
Rama me ironi shkruan se pavarësisht se Shqipëria ka taksat më të larta në rajon për biznesin e madh, ka dhe numrin më të madh të akuzave për të kundërtën.
“Qysh prej vitit 2014 Shqipëria ka taksat më të larta në rajon për Biznesin e Madh dhe numrin më të lartë të akuzave e sharjeve për të kundërtën!”, -shkruan Rama.