Rama: Po mendojmë që e hëna të jetë pa makina, ose tre ditë pa shkuar në punë

Kryeministri Edi Rama në një takim me shoqatën e transportit ka thënë se ka ardhur koha që qeveria të përpilojë një plan për kursimin e energjisë dhe hidrokarbureve.

Sipas Ramës, në këtë plan që pritet të shpaloset në ditët në vijim, parashikohet që e hëna të jetë pa makina, si dhe ekziston mundësia që në sektorë të ndryshëm në 3 ditë të javës të mos shkohet në punë.

“Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë ka paralajmëruar mundësinë e shokut më të madh të furnizimit me naftë në dekada. Bota e ka kaluar në vitin 1974 këtë krizë, por ne atëherë nuk ishim pjesë e saj, ishim në bunker. Agjencia ka nxjerrë një plan me 10 pika, dy prej të cilave ne i kishim menduar, por nuk i kemi thënë sepse na hidhen në fyt. Do të bëjmë një mbledhje, ku do të diskutojmë që ditën e hënë ta bëjmë pa makina. Por do vijë edhe ajo që agjencia thotë e diela pa makina, për kursim ose flasim për 3 ditë mosvajtje në punë, njëlloj si me COVID-in, por jo për infektim, por për shkak kursimi. Kjo është situata”, tha Rama.

Të Fundit