Rama përkujton Nënë Terezën: Një grua me trup të vogël dhe shpirtin sa gjithë bota

Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar përmes një mesazhi në rrjetet sociale shenjtërimin e Nënë Terezës, në një nga ditët më simbolike për komunitetin katolik dhe për gjithë shqiptarët.

Në një postim në Facebook, Rama ndan një foto të Nënë Terezës dhe e cilëson atë si një figurë të jashtëzakonshme, që përfaqëson përulësinë dhe madhështinë shpirtërore.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë foto të Shën Terezës, gruas së shenjtë me trup të vogël e me shpirtin sa vetë bota, ju uroj në këtë ditë të shenjtërimit të saj mbarësi e shëndet të mirë”, shkruan kreu i qeverisë.

Nënë Tereza, e lindur në Shkup me origjinë shqiptare, u shenjtërua nga Kisha Katolike më 4 shtator 2016, si një prej personaliteteve më të nderuara të shekullit XX për veprën e saj humanitare në shërbim të më të varfërve.

Të Fundit