Rama përdor ministren IA për të sulmuar opozitën: Diella pa Parlamentin e më tha…

Kryeministri Edi Rama vuri në lojë ministren e tij virtuale të prezantuar një ditë më parë më Asamblenë e PS për të reaguar pas tensioneve të krijuara nga opozita në seancën e parë të legjislaturës së re.

“Diella pa parlamentin sot dhe sapo më tha: Humbës nuk është kush rrëzohet, po është ai që gërmon aty ku ra! Si i bëhet e pyeta? Kurrë mos e pengo tha, kundërshtarin që po gabon”, shkroi Rama në X.

Seanca e parë e legjislaturës XI në Kuvend nisi me debate dhe tensione nga ana e opozitës, pas kërkesës së kreut të partisë demokratike Sali Berisha për të mbajtur fjalën për procedurë.

Berisha e më tek deputetët demokratë, Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe të tjerë bllokuan foltoren e Kuvendit, nga ku Berisha vijonte të fliste më gjithë kërkesën e vazhdueshme të drejtuesit të seancës, Vasil Llajo për të respektuar rregulloren.

Reuters i ka kushtuar artikull ministres së re në Shqipëri, e cila është caktuar për të menaxhuar prokurimin publik. Ajo do të jetë e paprekshme nga ryshfetet, kërcënimet apo përpjekjet për favore. Kjo sepse Diella, siç quhet, është një e krijuar nga inteligjenca artificiale.

“Diella është anëtarja e parë e kabinetit që nuk është e pranishme fizikisht, por është krijuar virtualisht nga AI,” tha kryeministri shqiptar Edi Rama gjatë një fjalimi ku prezantoi kabinetin e ri.

Ajo do ta ndihmojë Shqipërinë të bëhet “një vend ku tenderët publikë janë 100% të lirë nga korrupsioni”, shkruan Reuters,

Të Fundit