Rama për tarifat doganore të Trump: Jemi komod, nuk kemi pse të shqetësohemi

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Europian, Kaja Kallas e cila ndodhet në Shqipëri, kreyministri i vendit Edi Rama ka folur edhe për tarifën prej 10% të vendosur nga Donald Trump për Shqipërinë.

Rama tha se nuk ka asnjë shqetësim lidhur me këtë temë, pasi Shqipëria është komode.

Rama: Nuk kam asnjë koment, nuk kemi asnjë shqetësim lidhur me atë temë. Qasja jonë ndaj gjithë kësaj politike të re që po bëhet me tarifat është një qasje shumë e thjeshtë dhe komode për pozicionin tonë për vetë volumin e tregtisë që kemi me SHBA.

Ai u ndal edhe te zgjedhjet e 11 majit. Rama tha se BE nuk e përcakton se cili nga aktorët politikë fiton zgjedhjet në Shqipëri, por ama PS është e vetmja forcë që mund të kryejë misionin e anëtarësimit të vendit në Union.

Rama: BE nuk vendos se kush fiton zgjedhjet në Shqipëri. Por nuk ka forcë tjetër që e kryen dot këtë mision. Nuk është BE ajo që e përcakton. Në 11 maj, do thoni ato që do thonë edhe qytetarët.

Të Fundit