Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me studentë dhe pedagogë në qytetin e Vlorës, ku ka theksuar rëndësinë e barazisë para ligjit për çdo qytetar, pavarësisht fuqisë ekonomike apo politike që mund të ketë.
Gjatë fjalës së tij, Rama ka nënvizuar se, ndonëse ka pasur raste ku politikanë dhe figura të larta kanë vuajtur pasojat e veprimeve të tyre, nuk ka pasur ende një rast ku një person me pushtet të jetë dënuar nga një gjykatë e pavarur në Shqipëri.
Ai ka shtuar se ky është një objektiv që duhet të bëhet një normë e padiskutueshme.
“Barazia para ligjit, duhet të jetë e garantuar pavarësisht fuqisë ekonomike apo saj politike
Ka pasur kryeministra që kanë vrarë veten nën presionin e pushtetit apo ministra të pushkatuar apo dënuar, por nuk ka pasur asnjë çështje ku një prokuror ka sjellë para gjykatës një person me pushtet dhe të jetë dënuar nga një gjykatë e pavarur.
Kjo duhet të kthehet në normë e kusht, por për këtë kjo përpjekje me drejtësinë duhet mbrojtur nga politikanët shqiptarë, jo se ata janë djaj me brirë, por mungesa e traditës ka shumë fuqi që të kthejë këtë fuqi së prapthi. Ndërsa sot PS e mbron, kjo nuk do të thotë që nuk ka kthim pas, nuk ka kthim vetëm nëse hyjmë në BE”, tha ai.