Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Slloveni, ku po merr pjesë në edicioni i 20- të i Forumit Strategjik të Bledit.
Ai është i ftuar në diskutimin mbi rolin e shteteve dhe të ardhmen e Bashkimit Europian.
Kreu i qeverisë nuk e kurseu ironinë ndaj shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në lidhje me futjen e Shqipërisë në BE.
Ai e krahasoi Evropën me një pacient dhe vendet anëtare me mjekë patologë, të cilët sipas Ramës duhet të specializohen.
“Shpresojmë që të tjerët të bien dakord me Martën, Evropa është si një pacient me 27 mjekë, të gjithë patologë, kjo e bën më të ndërlikuar që të trajtojnë problemet që mund të ketë çdo organ, ata duhet të jenë më të lumtur, është një vend shumë i mirë për të gjithë ata që janë aty. Problemet në Evropë lidhen me faktin që bashkimi duhet të jetë më i fortë, këta patologët duhet të specializohen paksa për të pasur një bashkim, ndryshe do të kemi një rënie të pashmangshme”, tha Rama.
Rama vlerësoi se Europa ndodhet në një udhëkryq. Sipas Ramës, problemi i Europës qëndron në drejtimin që do të marrë, siç tha ai, nëse do të shndërrohet në Shtetet e Bashkuara të Europës apo do të shpërbëhet në copa të ndryshme, ku shtete të caktuara do të bëhen satelitë të vendeve të tjera.
“Mendoj që problemi kryesor që ka Europa është çfarë drejtimi do të marrë. Do thellohet në rrugën e saj për t’u shndërruar në Shtetet e Bashkuara të Europës apo do shpërbëhet në copa të ndryshme me gjithësecilin që vendos se sateliti i kujt do bëhet sepse nuk ka shans që të ndahesh e të jesh vetëm. Nga ana tjetër, Europa është makineria më e jashtëzakonshme burokratike dhe e administratës që mund të jetë një gjë e mirë. Por nga ana tjetër hartimi i tepruar i rregulloreve edhe përpara se sa diçka të nisë, në SHBA shpikin Inteligjencën Artificiale, në Europë shpikin rregullore, kjo e bën Europën shumë të vështirë, ka një ekuilibër që Europa duhet ta gjejë”, deklaroi Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në panelin e këtij forumi.
Gjatë fjalës së tij në një panel diskutimi, Rama tha se Shqipëria nuk e ka vënë kurrë në dyshim besnikërinë ndaj BE. Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se shpresojnë që të bien dakord edhe vendet e tjera të unionit.
“Kur vjen fjala për ne dhe për mua, që përfaqësoj vendin tim, është paska ndryshe sepse nëse kryeministri slloven, do të thoshte çfarë mendonte për Brukselin, atëherë nëse e thotë ka shumë për të humbur, ne nuk kemi. Duhet të jemi shumë të hapur dhe nga ana tjetër, përtej asaj se çfarë themi dhe shpreheni, besnikëria jonë nuk është kurrë në dyshim. Si europianë duam të jemi të lirë dhe të shprehim lirisht atë çfarë mendojmë, por kur vjen puna që të ndjekim Europën, ne jemi ndjekës vërtetë besnikë, politika jonë e jashtme është 10% e harmonizuar me politikën e jashtme të BE. As nuk jemi lëkundur dhe as nuk e kemi vënë ndonjëherë në dyshim, sepse kur vjen fjala për besnikërinë jemi disi të verbër dhe kur themi që jemi me ty, jemi me ty deri në fund. Marta Koss do që Shqipëria të jetë në BE, shpresoj që të bien dakord edhe vendet e tjera anëtare”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ishte sot në Forumin Strategjik të Bledit ku foli mes të tjerash, për armatosjen e BE.
Ai u shpreh se duhet të tregohemi të kujdesshëm me armatimin, kjo pasi mund të arrijë një pikë që në vend që armët të përdoren si mbrojtje ndaj armikut, mund të ndodhë edhe një luftë e brendshme.
“Europa ka qenë gjithmonë udhëkryqi ku kalojnë të gjithë jo fortesa ku shihesh me shumë filtra para se të jesh mik. Duhet të jemi miq përpara se të jemi aleatë.
Ta shndërrosh Europën nga një kontinent paqe në lufte, duke armatosur veten, larg qoftë para se të vijë armiku do shohim njëri-tjetrin nëse na punojnë armët apo jo. Pas fjalës vijnë veprat. Gjithmonë pro Europës pavarësisht gjithçka që mund të ndodhë”, përfundoi ai.