Rama: Për herë të parë fond për të gjitha nevojat për barnat për kancerin

Kryeministri, Edi Rama gjatë fjalës së tij në një takim me banorët ne njësisë 2 në Tiranë ka folur lidhur me rastin e Onkologjikut. Rama u shpreh se transformimi është i jashtëzakonshëm. Ai theksoi se kanë vënë në dispozicion një fond për barnat për kancerin.

“Të marrim onkologjikun. Patjetër që ajo që ndodhi në spitalin onkologjik ishte diçka tronditëse, por transformimi i bërë tek Onkologjiku është i jashtëzakonshëm sa i përket infrastrukturës. Aty ku dobësia e madhe krijoi edhe hapësirë për ato ngjarje skandaloze.

Janë barna shumët ë shtrenjta, që duhet të përmbushin nevoja që shkojnë duke u rritur. Kanceri si në gjithë botën po bëhet sëmundje gjithnjë e më e përhapur. Kemi vënë për herë të parë fond për të përballuar të gjitha nevojat për barnat për kancerin, që do të thitë njerëzit tanë që shkojnë atje të mos kenë mungesë dhe nga ajo mungesa të mos përfitojë askush siç ndodhi në atë situatë që ishte.

Por ama, nuk kemi dashur ne të mbulojmë gjithë barnat më parë? S’kemi dashur ti rrisim pensionet më parë? Patjetër që kemi dashur por s’ka qenë mundësia, sot pse është mundësia, sepse është rritur ekonomia, rriten të ardhurat”, tha Rama.

Të Fundit