Kryeministri Edi Rama ka shpalosur një pjesë të planit të qeverisë për sektorin e bujqësisë në vendin tonë. Nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, kreu i qeverisë tha se fermerët janë mbështetur me naftë pa akcizë, pa taksë karboni, pa taksë qarkullimi dhe se kanë përfituar 19,213 fermerë.
Rama tha se nga janari janë 146 milion euro në dispozicion të fermerëve. Kreu i qeverisë theksoi po ashtu se dronët inteligjentë që do të vihen në funksion do të ndihmojnë edhe në sekrtoin e bujqësisë.
Po ashtu, kryeministri premtoi se do të lehtësohet ndërveprimi i qytetarëve me Kadastrën dhe se falë dronëve inteligjentë, s’do të jetë më nevoja për inspektorë në terren.
“Skema jo vetëm që nuk do të ndërpritet por do të shtohet në mbështetje financiare. Nëse sot ne kemi vënë në shërbim të fermerëve naftën pa akcizë 10 milion, në 2025 të kemi shkuar në 50 milion. Nuk kemi fushatë. Sot unë flas këtu në emër të një force që ka marrë mandatin të vazhdojë. Në 2025 jemi ne që do japim llogari. Ky është objektivi. Jo ta ndërpresim por ta rrisim çdo vit. Në mënyrë që të stimulojmë fermerët që të bëjnë ato gjëra që duhen bërë për tu formalizuar dhe për të hyrë në një sistem. Ne duam ta trefishojmë sipërfaqen e serave, çka është përsëri e mundur. E kemi parë si ka funksionuar dhe çfarë ka sjellë përpjekja për rritjen e sipërfaqeve të serave. Kemi një sipërfaqe serash domethënëse por një potencial shumë herë më domethënës. Duke filluar nga janari Shqipëria rurale keni në dispozicion 146 milion euro, falë AZHBR-së. Janë një shifër shumë e madhe por kërkojnë organizim shumë të mirë. sistemet e informacionit janë shumë të rëndësishme. Kemi hyrë në një proces për tu pajisur me tre dronë inteligjentë që do të ndryshojnë në mënyrë rrënjësore sesi ky shtet mund të mbledhë informacion në territor pa pasur nevojë për të mos nxjerrë asnjë inspektor në rrugë. Me dronët superinteligjentë do të mundemi të kemi informacion për sipërfaqen e tokës së punuar në Shqipëri dhe të kemi fotografi ajrore që të na tregojë jo vetëm sa sipërfaqe të punuara kemi por edhe çfarë kulturash. për të mundur të lehtësojë maksimalisht edhe ndërveprimin e tmerrshëm me Kadastrën. Do ju ndihmojnë shumë këto sisteme. Ronld Regan gjithmonë thoshte nëntë fjalët më të tmerrshme në anglisht jam nga qeveria dhe kam ardhur për tu ndihmuar. me këtë donte të thoshte se është individi në radhë të parë që vendos për fatin e vet dhe qeveria është aty për të ndihmuar. kjo ka një vlerë të drejtpërdrejtë si koncept. nëse fermerë nuk e tërheqin qeverinë nga mbrapa nuk ka sukses. duhet në radhë të parë një besim i madh dhe vullnet tek vetja për të shkuar përpara,” u shpreh Rama.