Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk ka kursyer batutat me BE për negociatat dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.
Rama thotë se nëse BE nuk do të mbajë një të tillë, atëhere është shumë mirë për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut është një më pak.
Ndërkohë Rama shton se në BE janë më nervozë dhe në depresion se në Ballkanin Perëndimor.
”Me respektin e plot tëdrejtë, selisë së shenjtë në Berlin, por nuk është edhe e atyre që të zgjidhin problemet tona, kjo është përgjigjia jonë. është e shkëlqyeshme që u mblodhëm, por na duhet një shtytje, një mbështetje dhe kur ka mbivendosje mes anëtarësimit në BE dhe zonës Shengen, se kështu e emëruam. Bëhet fjalë për një rajon ku respektohen 4 liritë e BE.
Kjo është tentativë tu japim më shumën njerëzve duke shfrytëzuar potencialet e të gjithëve.
Kush do të bëjë biznes, sa më shumë dhe sa më shpejt, në mënyrë të plotë, asnjë vend tjetër nuk mundet ta aktrojë sjellje të unifikuar të çdo vendi tjetër. Me këtë mendoj se nuk ka ç’të humbim, por ka çfarë të fitojmë.
Kishim takim me Zaevin dhe Vuçiçin në ”Zoom”. Përpiluam një deklaratë, nuk do ishte asgjë që tu themi më shumë njerëzve nga Europa, nëse nuk na pranoni, do të vijnë të tjerë. Ne dukemi si një nuse, që i thonë një beqari nëse nuk do ti do të vijë dikush tjetër.
Nuk jemi të frustruar dhe në depresion, jemi super. Sinqerisht ua them. Janë më depresivë prej nesh në BE, më nervozë.
Ti lënë të gjithë, nuk do të lusim, nuk do të themi që jemi djem të mirë, çuna të mirë se nuk na doni, nuk do ta bëjmë. ne thjesht jemi fëmijë që rritemi. Meqë u vonuam në këtë drejtim, kemi histori të tmerrshme, kufizime të tmerrsh,e e dini që nuk jemi të gatshëm, por ja ju lutem konferenca e parë ndërqeveritare si në ditët e pagëzimit të fëmijëve kur u përkushtohen zotit. Dhe në konferenca ata na masin në pritje sikur po na japin gjithë shtëpinë. S’doni konferencë me ne, shumë mirë, një konferencë më pak për ne.
çfarë t’ju themi këtyre djemve, mos u shqetësoni, ne jemi me ju, ju nuk jeni me ne, jeni në Austri e Poloni. Nuk jeni me ne, nuk na duhet një gjë e tillë.
Ata mund të bëjnë siç mendojnë, mund të bllokohen në mekanizmin e tyre të konsensusit, djema na vjen keq me ju, do ju mbështesim, mos u mërzisni, do ju mbështesim edhe pse jeni të mërzitur, keni një vend për tu zbavitur dhe ky vend është Ballkani Perëndimor.
Pra mos mendoni se jemi në depresion, jemi super.”- tha Rama.