Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto nga homazhet e kryera ditën e sotme për protestën e 21 janarit, ku të vrarë mbetën katër persona. Ai i ka konsideruar homazhet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në pritje që drejtësia të bëjë drejtësi.
Sipas Ramës, e vërteta dihet botërisht dhe një fakt i ri sapo ka dalë në dritë.
“Homazhe në pritjen e pafundme që drejtësia të bëjë drejtësi, ndërkohë që e vërteta dihet botërisht dhe një fakt i ri rrënqethës sapo ka dalë në dritë…”, ka shkruar ai krahas fotove.