Rama: Parku Arkeologjik i Bylisit me 1000 m2 mozaik, tërheq vëmendjen e studiuesve të huaj

Kryeministri Edi Rama solli sot pamje të parkut arkeologjik të Bylisit, si dëshmi e kulturës së pasur të trojeve shqiptare.

“Mirëmëngjesi dhe me Parkun Kombëtar Arkeologjik të Bylisit, një pasuri e jashtëzakonshme, dëshmi e një kulture të pasur në trojet tona, i vetmi në Shqipëri me një sipërfaqe prej 1000 m2, ka tërhequr vëmendjen e studiuesve të huaj nga Qendra Kombëtare për Studime Shkencore, CNRS, Universiteti Sorbonës-Paris IV, ku së bashku me Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore kanë zhvilluar misionin studimor-shkencor “Korpusi i Mozaikëve”, për inventarizimin, studimin dhe konservimin e mozaikëve, ju uroj një ditë të mbarë”, u shpreh Rama.

Bylisi është parku i vetëm arkeologjik në Shqipëri me mbi 1000 m² mozaik të periudhës së Antikitetit të Vonë si dhe parku i vetëm në Shqipëri me densitetin më të lartë të bazilikave brenda territorit të tij.

Teatri i Bylisit është një nga monumentet më të mëdha të kësaj qendre arkeologjike, i cili është ndërtuar në fillim të shekullit të 3-të para Krishtit dhe ka një kapacitet prej 7500 vendesh, si një nga veprat më të mëdha të kohës.

Të Fundit