Rama paralajmëroi konfiskimin, forcat e IKMT rrethojnë pallatin në Vlorë

Menjëherë pas deklaratës së kryeministrit Rama nga Tirana, se në Vlorë do të konfiskohet një pallat për problematikat e mungesës së lejes, kanë zbritur në terren kryeinspektorja Dallëndyshe BiciBici dhe inspektorët e IKMT-së.

Deri në këto momente po bëhen verifikimet tek një pallat në ndërtim ndërsa janë disa subjekte që do të inspektohen, përfshirë edhe disa vende parkimi.

Kryeinspektorja u fut brenda këtij kantieri ndërtimi ndërsa zona ku po ndërtohet ky pallat ndodhet në fillim të Lungomares, afër Marinës.

Pasi përfundoi inspektimin Bici nuk pranoi të prononcohet për mediat ndërsa e pyetur nga gazetarët se si është situata ajo u shpreh shkurt: “Si gjithmonë, si gjithmonë”.

Ku inspektim vjen menjëherë pas fjalës së Ramës për sekuestrimin e një pallati në Vlorë.

Drejtoresha e Përgjithshme Dallandyshe Bici është në terren në qytetin e Vlorës ndërsa kujtojmë që këtë të hënë, kryeministri Rama paralajmëroi këtë aksion në Vlorë ku tha se:

“Sot do të bëhet një konfiskim i një pallati në Vlorë që është në shkelje. Ky proces synon të bashkojë dy gjëra: kemi marrë përsipër të mbyllim legalizimet brenda 2028, por ta harrojë kushdoqoftë që do legalizojë në shkelje të ligjit. Të gjitha ngrehinat e ngritura për qëllim fitimi do të rafshohen, nuk do të ketë asnjë tolerancë, asnjë ndalim më në këtë proces. Të gjitha skuadrat e deputetëve që morën së bashku 83 mandate, të jenë pranë komuniteteve.”

Të Fundit