Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të mërkurë në takimin e nivelit të lartë me praninë e ambasadorëve të akredituar në Shqipëri, për procesin e thellimit të reformave të mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit.
Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë, tha se primare për vendin tonë është të futemi në Bashkimin Evropian.
Rama u shpreh se bashkëpunimi i forcave politike është shumë i rëndësishëm.
Më pas, siç thekson kryeministri do të jenë të lumtur me opozitën.
Rama: Duhet të jenë të ndëshkueshëm, nëse janë për t’u ndëshkuar. Ky është fakt. Sepse që të reformosh një vend, duhet të jesh një forcë që e nxjerr atë vend përpara. Ne u hodhëm në këtë proces, sepse jemi shumë të vetëdijshëm që problemet që ka Shqipëria sot janë më të mëdha se ato që gabimisht i tregojnë si problem ata që na akuzojnë. Ne i masim problemet tona me BE-në. E shohim që ekziston një hendek për t’u mbyllur, i cili nuk është i vogël. Po punojmë që ta çojmë vendin në një nivel tjetër.
Ka një numër të madh shtetesh të BE-së ku shumë njerëz mendojnë se vendi i tyre është më i korruptuar sesa mendon Shqipëria për veten. Ne po përgatisim dhe së shpejti do të prezantojmë një faqe të Shqipërisë transparente, e cila do të jetë një risi, duke hedhur dritë mbi të gjithë aktivitetin dhe çdo qindarkë të shpenzuar. Jemi të vetëdijshëm që gjërat për t’u bërë janë shumë.
Një nga tetë shtetet nga 147 që ndjek instituti është Republika e Shqipërisë dhe të gjitha këto tregojnë se ne mund ta arrijmë këtë. I kemi të gjitha mundësitë. Që ta arrijmë, duhet të bashkojmë të gjitha forcat e bashkueshme. Nëse forcat e pabashkueshme duan të na bashkohen, i presim me krahë hapur. Por, nuk ka shans që dikush, duke thënë unë nuk vij, të na pengojë të vazhdojmë përpara. Ne nuk mund të presim askënd, sepse nuk kemi kohë për të pritur. Forcë tjetër nuk presim.
Bashkëpunimi i forcave politike është shumë i rëndësishëm. Ne e kemi bërë zgjedhjen tonë, të vazhdojmë të thellojmë të gjitha reformat, të bëjmë të mundur luftën kundër korrupsionit dhe të fusim Shqipërinë në Bashkimin Evropian. Pastaj, mendje më të ndritura dhe të rinj më të urtë do të bëjnë më të mirën për vendin. Shqipëria do të bëhet një vend ku qeveria dhe opozita do të jetojnë të lumtura së bashku, por deri atëherë, duhet të futemi në BE.