Kryeministri Edi Rama njoftoi gjatë konferencës së fundvitit se Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të vizitojë Shqipërinë gjatë Samitit të NATO-s, që parashikohet të mbahet në Tiranë në vitin 2027.
Në një konferencë paralele që u mbajt në të njëjtin orar, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu përgjigj deklaratës së kryeministrit duke theksuar se samitin e vitit 2027 do ta organizojë ai që anëtarësoi Shqipërinë në NATO, duke nënkuptuar një fitore të PD në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
“Samitin e vitit 2027 do ta organizojë ai që anëtarësoi Shqipërinë në NATO dhe jo ai që bëri protesta kundër NATO-s. Projeksionet janë jo vetëm të miat, por të mbarë aleancës, që në vitin 2027 samitin e organizon ai që anëtarësoi Shqipërinë në NATO dhe jo ai që bëri protesta kundër NATO-s. Shumë evidente kjo,” tha Berisha.