Kryeminsitri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Parlamentin izraelit ka falenderuar homologun e tij Benjamin Netanyahu për ftesën teksa theksoi se Shqipëria ka qenë gjithmonë strehë e hebrenjve.
Rama shkëmbeu babuta duke u shprehur se do të bëjë më të mirën në fjalimin e tij për t’i mbijetuar gjykimit të Netanyahut. Ai theksoi se është i dyti si spiker ndërkombëtar pas presidentit amerikan Donald Trump.
“Unë do bej me te mirën për të mbijetuar gjykimit tënde, jam i dyti spiker ndërkombëtar pas Trump që mbaj fjalim këtu. Me lejoni me një fryme të thjesht te jap vlerësimin tim me të madh dhe falënderimet e sinqerta për Shqipërinë dhe veten time, mirënjohjen time për këtë ftese nuk mund te jem më mirënjohës.
Duke u kthyer te fjalimi im përballë liderëve të mëdhenjë gjithçka bëhet personale në botën e tyre, unë nuk jam mysliman, por gjysma ime me e mire është myslimane. Djali jonë do të vendosë vete një dite. Një ditë që mund të bëhet hebre nuk mund të përjashtohet”, tha ai.
Ndër të tjera, Rama theksoi se Shqipëria është i vetmi vend në Evropë që nuk ka dorëzuar asnjë hebre te nazistët. Ai shtoi se shqiptarët janë dëshmitarë të një vërtete dhe se është nder për të tregojë këto rezultate.
“Shqipëria e vogël ka qene gjithmonë një strehe e sigurt për hebrenjtë sesi shqiptarët nga një vend te vogël e shndërruan në një shtet te vetëm në Evropë me me shumë hebrenj para se të niste lufta e dyte botërore.
Askush në Evropë nuk mund të dëshmoje dhe të ndaje te njëjtin rezultat, asnjë hebre i dorëzuar nazistëve, dhe askush me mire se shqiptaret mund te jene dëshmitare te një vërtete të thjeshte se të qënurit mysliman dhe antisemit nuk bashkohen nga besimi në zot por nga tradhtia e madhe. Nuk ka nder me të madh se te jem dëshmitar i kësaj të vërtete”, shtoi ai.
Ndër të tjera ai u shpreh se Parlamenti shqiptar votoi për aderimin e vendit në Bordin e Paqes. Sipas Ramës kjo është një dritare e re për të kontribuar për paqen në Gaza.
“Parlamenti shqiptar aderoi iniciativën se presidentit Trump për ta bere Shqipërinë një nga vendet themeluese të këtij bordi duke kontribuar ne paqe për të kthyer dritaren ne nje horizonte shprese per qytetarët e Gazës dhe rajonit”, tha ai.



