Rama: Nga data 1 mars nis shpërndarja e bonusit të pranverës për pensionistët

Kryeministri Edi Rama njofton në rrjetin social X se nga data 1 mars do të nisë shpërndarja e bonusit të pranverës për pensionistët.

”Jo vetëm që unë nuk gënjej po flas me përgjegjësi të plotë për çka ka të bëjë me detyrën që më ka dhënë populli, e meqë vizion kanë akuzën, program kanë shpfijen dhe forcë udhëheqëse kanë gënjeshtrën, kudo, kurdoherë e për çdo gjë, e përhapën edhe lajmin që s’ka bonus për pensionistët!

Por ja që vendimi për bonusin është marrë që në 9 janar dhe shpërndarja nis në 1 mars.

Ta gëzojnë pensionistët dhe Zoti paftë e bëftë për ata që luajnë edhe me nervat e tyre”, shkruan Rama në platformën X.

Të Fundit