Rama nga Berlini: Kemi çelur 5 nga 6 grupkapituj! Do mbyllim detyrat deri në 2027

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në forumin “Berlin Global Dialogue” u shpreh se Shqipëria ka pasur një vit të mbarë sa i përket aspektit të integrimit europian. Ai shtoi se vendi ynë ka hapur 5 nga 6 grupkapituj.

Rama theksoi se Shqipëria do t’i mbyllë detyrat që ka marrë përsipër sipas kalendarit të rënë dakord, deri në 2027. Ai më tej shtoi se BE është një asamble 27-ëshe të cilën e krahasoi si një pacient me 27 mjekë.

“Kemi rënë dakord për një kalendar, kalendari nënkupton që për të gjitha detyrat e shtëpisë që duhet të bëjmë për të arritur anëtarësimin me të drejta të plota, na duhet të vazhdojmë nga tani deri në 2027 dhe ti mbyllim kapitujt.

Është sfidë por nëse ecim në përputhje me kalendarin atëherë ana e tyre e marrëveshjes është se ata do ti quajnë të mbyllura negociatat dhe do ti kërkojnë shteteve anëtare ti ratifikojnë, kemi parashikuar edhe 2 vite të tjera. Ja pse kam thënë 2030, bazuar në këtë marrëveshje. nuk është një gjë që thjesht e dëshirojmë,” tha Rama.

Të Fundit