Rama: Në Shqipërinë 2030, paga mesatare do jetë 1250 euro

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur qytetarëve në një lidhje direkte në rubrikën “Sy m’sy”, ku tha se gjatë qeverisjes së tij, paga mesatare në Shqipëri është rritur dy herë.

Ai tha se në vitin 2024, sipas INSTAT-it, paga mesatare në Shqipëri është 1000 euro, ndërsa në 2030 paga mesatare në Shqipëri do të jetë 1250 euro në sektorin publik dhe 1000 euro paga e kombinuar.

“Paga mesatare në Shqipërinë 1250 euro në sektorin publik dhe 1000 euro paga e kombinuar. Jemi në kushtet kur paga mesatare e përgjithshme e kemi rritur më shumë se dy herë e gjysmë. Nuk e di se çfarë flet, kur flet për pagat, por jemi pikërisht në këto shifra dhe arsyeja pse ne votohemi masivisht është se kur unë i them gjërat që janë në realitet, në realitet ka numër të madh njerëzish që gjërat i kanë para syve, i kanë të prekshme. Kur unë them që paga minimale ishte 157 euro, është 400 euro, ata që e kanë pagën minimale, e dinë shumë mirë se çfarë flas. Apo kur them se ne në qershor do u përcjellim kompanive vendimin që paga minimale do jetë 500 euro, ata që i marrin këto paga e dinë se ky është thelbi i gjësë, që na jep mbështetjen që ne kemi”, theksoi ai.

Të Fundit