Gjatë prezantimit të paketës me biznesin e vogël , kryeministrit Edi Rama shprehet se do të ketë mbështetje financiare për ata të rinj që duan të futen në rrugën e biznesit përmes teknologjisë.
Kreu i qeverisë deklaroi se me paketën e re paga e pataksuar shkon deri në 400 mijë lekë dhe se deri në 2029 nuk do të ketë taksë për biznesin e vogël nën 140 milionë lekë fitime.
Po ashtu, Rama tha se në Shqipëri ka vende pune, por duhet që të rinjtë të kualifikohen.
“Duke u nisur nga ku e ndërmorëm këtë përpjekje. Ka kërkuar kohë, mund, kosto morale, kohe, psikologjike por janë gjëra që kërkojnë kohën e tyre. Dua të vë theksin tek volumi i ri i mbështetjes financiare për ata që kanë ide inovative, për startup. Duhet të stimolujmë teknologjinë për t’u përfshirë në këtë valë. Ka të rinj nëpër fshatra që janë punësuar jashtë dhe punojnë kompani të mëdha pa lëvizur nga shtëpia. Ne duam që të shtyjmë me mbështetje fianciare ata të rinj që duan të futen në rrugën e biznesit përmes teknologjisë. Dy masa të rëndësishme të paketës fiskale që janë me impakt edhe në zonën e aktivitetit të bioznest të vogël: rritja e pagës minimale me ambicien që brenda mandatit të shkojmë në 400 mijë lekë të vjetra. Të punësojmë njerëz që janë me ndihmë ekonomike. Deri më sot kemi pagë pa taksë 300 mijë lekë. Me paketën e re paga e pataksuar shkon deri në 400 mijë lekë. Ka vende punë të lira plot. Këto vende kanë kërkesë për kulifikeme të caktuara. Sot edhe kamarier nuk mund të hysh si dikur. Prandaj ne kemi vendosur një buxhet për të identifikuar njerëzit dhe për t’i sjellë ata drejt vendit të punës. Biznesi kur merr fondin e kualifikimit do të bëjë punësimin përkatës. Deri në 2029 nuk do të ketë taksë për biznesin e vogël,”- tha Rama.