Rama: Në prill mblidhet kësti i taksës së jashtëzakonshme mbi prodhuesit e energjisë, do të ndihmojë pensionistët

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar  se kësti i parë i Taksës së Jashtëzakonshme mbi prodhuesit e mëdhenj të energjisë do të mblidhet në muajin prill. Siç ka theksuar kreu i qeverisë, kjo taksë do të shërbejë për të mbështetur kryesisht kategoritë më në nevojë.

“Në prill mblidhet kësti i parë i Taksës së Jashtëzakonshme mbi prodhuesit e mëdhenj të energjisë dhe siç jemi zotuar, kjo taksë do të shërbejë për të mbështetur në radhë të parë pensionistët, e sipas mundësisë dhe radhës kategoritë më në nevojë”, shkruan Rama.

Rama njoftoi gjithashtu se tre stadiume të reja do të ndërtohen në Durrës, Vlorë dhe Korçë. Sot është mbajtur dita e dytë e mbledhjes së kabinetit qeveritar për këtë fillimvit. Rama ka bërë me dije se analiza e detajuar e 12 muajve të shkuar e bën qeverinë shumë optimiste për vitin 2023.

 

 

Të Fundit