Rama: Ne nuk do të financojmë më studime jashtë, por do të financojmë UFO-t këtu

Ceremonia e dhënies “Medalja e Artë” për nxënësit shqiptarë që kanë mbaruar gjimnazin me 10-ta absolute është zhvilluar ditën e sotme. I pranishëm në këtë ceremoni ka qenë dhe Kryeministri Edi Rama i cili ka dhënë lajmin se shteti shqiptar nuk do të financojë më studime jashtë shtetit siç ka bërë vitet e tjera për nxënësit ekselentë, por do të bëjë financime në vend dhe do të japë një pagë minimale për ato.

Edi Rama: Më vjen mirë që sot kemi mundësi të ju themi se ju po hyni në një rrugë ku do të gjeni më shumë se ata që i kemi nderuar këtu disa vite më parë. Ne kemi venodsur që ta ndryshojmë komplet sistemin e mbështetjes së ekselentëve, këtu flasim për ufot, për ata me 10.

Ka pasur një program prej vitesh që qeveria shqiptare të jepte fonde për të financuar studimet e studentëve shqiptarë në një listë të universiteteve më të mira të botës, kemi financuar rreth 20 studentë çdo vit. Asnjëri nuk ka pasur mirësinë që të ia kthejë këtij vendi mirësinë. Të studiosh në ato univerisitete do të thotë se kur të hysh, po të dalësh në fund, direkt do të vijnë të të kërkojnë kompani dhe studio prestigjioze avokatie dhe sisteme të tjera duke të ofruar punë. Por të firmosësh një marëveshje me shtetin tënd për t’i marrë para nga taksat një numri të madh prindërish dhe të thuash se unë do të shkoj të studioj dhe do të kthehem këtu dhe jo vetëm që të mos kthehesh por as të mos kujtohesh të bësh një letër duke thënë se e kam të pamundur të kthehem se më erdhi Steve Jobs dhe më mori në punë, kjo është shumë e tepërt dhe boll.

Ne nuk do të financojmë më studime jashtë, por do të financojmë UFO-t këtu, pra ata si ju dhe të tjerë dhe do të bëjmë një financim të konsiderueshëm duke dhënë një pagë minimale për çdo student që është i këtij niveli. Sigurisht që tek mjekësia, tek ato që janë degët prioritare do të fokusohemi. Nga 20 në vit, me këtë sistem ne do të financojmë mes 200 dhe 400, në varësi nga numri që kemi se nuk do t’i parashikojmë ne. Midis 200 dhe 400 do të japim një pagë për çdonjërin. Po ama, askush që do të hyjë në këtë sistem, nuk do e marrë diplomën para 3 vjetësh që do të thotë, je mjek do të financojmë, do të punosh 3 vjet mjek këtu dhe pastaj do të marrësh diplomën me nderimet e nevojshme dhe je i lirë të rrish këtu ose të ikësh jashtë. Ne po punojmë që sistemi të funksiojë kështu për lëndët prioritare dhe për të tjerët.

Kryeministri Rama iu është drejtuar nxënësve ekselentë duke iu thënë se ata janë një ndër arsyet më të mëdha dhe të rëndësishme për të në punën e tij.

Edi Rama: Ju keni zgjedhur të ia dilni. Meritoni të gjithë respektin dhe për këtë arsye, unë dhe sot e përsëris të njëjtën gjë dhe dua ta mbyll se duke ju thënë se besoni ose jo, por ju që jeni këtu dhe të gjithë ata si ju janë një ndër arsyet më të mëdha, më të rëndësishme për mua që të merrem me këtë dhe të bëj gjithë përpjekjet që mundem që gjërat të shkojnë sa më mirë sepse ju e keni provuar në atë betejën tuaj të përditshme se sa shpesh gjendesh para dilemës nëse do të vazhdosh të luftosh.

Të Fundit