Rama në Kavajë: Kur kam ardhur me PS për herë të parë këtu s’na linin të hynim

Kryeministri Edi Rama zhvilloi të mërkurën një takim me asamblenë socialiste të Kavajës.

Rama tha se Partia Socialiste atë që dukej e pamundur në Kavajë duke e marrë bashkinë majtas dhe duke e ndryshuar Kavajën nga një xhep fals në një qytet të zhvilluar.

Ai kujtoi herën e parë kur kishte shkuar për herë të parë në Kavajë si kryetar i PS, ku si një bastion historikisht i majtë nuk i kishin lejuar as të zhvillonin takimin.

“Bëmë një rezultat të jashtëzakonshëm, morëm bashkinë, e ndryshuam Kavajën, ishte xhep fals që nuk kishte asgjë veç pluhurit, farave të kungullit, as ujë, as drita dhe ato dy gishtat atje te sheshi. Kur kam ardhur në Kavajë për herë të parë si kryetar i PS nuk na linin të bënim dot takimin se na dolën atje te kinemaja dhe nuk na linin të hynim brenda dhe kur hymë në kinema kishte më shumë karrige bosh se njerëz në karrige”, kujtoi Rama.

Të Fundit