Duke nisur nga sot në orën 17:30, deri në mëngjesin e së hënës, vendi do të jetë në izolim të plotë. Ky fakt është konfirmuar nga vet kryeministri Edi Rama në një komunikim për qytetarët.
Ai tha se të gjithë do të jenë të izoluar në shtëpi, përveç atyre që kanë punë specifike.
“Fundjava do të jetë e bllokuar. E shtuna e diela, e bllokuar. Të gjithë në shtëpi. Përveç atyre që janë në punë. Jemi në situatë pozitive. Por situata pozitive është e përmbysshme.”, tha Rama.