Kryeministri Edi Rama njoftoi këtë të premte, përmes një postimi në rrjetet sociale, se në fund të këtij viti do të hapen për qarkullim 6 kilometrat e parë të superstradës Tiranë-Durrës.
Rama shkruan se punimet në dy fazat e para për zgjerimin e aksit me dy korsi kanë avancuar ndjeshëm ndërsa hapja do të lehtësojë lëvizjen e automjeteve dhe do t’i sigurojë kryeqytetit një hyrje dinjitoze.
“Po vijon gjithashtu puna për elementët e tjerë të projektit, me qëllim që të përfundohet e gjithë kjo vepër shumëpritur”, shkruan kryeministri.



