Rama në Dibër: Falënderoj gratë e të djathtëve që s’i lanë burrat të votojnë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një tur falënderues në Bulqizë dhe Dibër.

Rama vlerësoi zgjedhjen e një gruaje në krye të bashkisë Bulqizë, ndërsa falënderoi të gjitha gratë e të djathtëve, që siç tha nuk i lanë burrat të dalin të votojnë në Bashkë Fitojmë.

“Pushtetin e vërtetë nuk e kanë burrat, e kanë gratë, dhe sa më shumë burra të bëjnë të fortin nëpër klube aq më të forta janë gratë në shtëpi. Nuk rri dot pa i falënderuar në këtë rast. E kam me gratë e të djathtëve që kanë ndikuar tek një pjesë e mirë e atyre burrave që të mos dalin nga shtëpia atë ditë”,  tha Rama.

Të Fundit