Rama në Bruksel me Rutte: Synojmë portin e ri ushtarak në Porto Romano

Kryeministri Edi Rama është takuar në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ku u diskutua roli i rëndësishëm i Shqipërisë si aleat i fortë dhe përkushtimi i vendit për mbrojtjen.

“Dëshiroj të ju falënderoj shumë që jeni një aleat kaq i fortë. Ne e dimë që NATO mund të mbështetet tek Shqipëria. E dini, që Shqipëria gjithmonë mund të mbështetet tek NATO.”-tha Rutte

Ai nënvizoi gjithashtu se brenda këtij viti Shqipëria do të arrijë të plotësojë angazhimin për shpenzimet në mbrojtje deri në 2% të PBB-së dhe përmendi rëndësinë e zhvillimit të bazës industriale të mbrojtjes.

“Jemi për të rikonfirmuar gjithçka thatë dhe më shumë. Duam të bëjmë më shumë. Ne jemi duke lëshuar rilindjen e industrisë ushtarake. Jemi shumë të interesuar të diskutojmë me ju mbi hapat e mëtejshëm që mund të ndërmarrim për ta bërë të mundur ndërtimin e portit të ri ushtarak në Shqipëri, në Porto Romano. Sigurisht, jemi këtu gjithashtu për të biseduar së bashku se si mund të përfshihemi në programin SAFE të Bashkimit Europian, i cili në aspektin e sigurisë shtrihet përtej kufijve të vendeve anëtare të BE-së.”-tha Rama.

Takimi zhvillohet në kuadër të Konferencës së Gjashtë Ndërqeveritare në Bruksel, ku u hapën edhe katër kapituj të tjerë në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Të Fundit