Kryeministri Edi Rama ndodhet në Abu Dhabi, ku po merr pjesë në Samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm. Teksa foli në panelin e samitit të mërkurën, Rama tha se Shqipëria ka energji që nuk varet nga hidrokarburet.
Rama u shpreh se Shqipëria ka investuar shumë në prodhimin e energjisë nëpërmjet erës duke pasur 100 për qind energji të gjelbër. Kjo sipas tij i ka krijuar vendit pavarësi nga nevoja për të blerë energji nga jashtëm, në mungesë të reshjeve të shiut.
“Kemi burimet hidrike dhe jemi 100% me energji të ripërtëritshme. Jemi tek niveli më i lartë i renditjes. Në këtë dekadë të fundit kemi bërë të mundur që të investojmë në energjinë diellore dhe atë të erës. Pra, të mos kemi më nevojë t’i drejtohemi importit dhe të jemi sovranë. Plani po ecën mirë dhe besoj se në fund të 2028 do jemi sovranë dhe nuk do blejmë energji nga jashtë. Po ashtu kemi një bashkëpunim strategjik dhe kjo ka ndodhur falë udhëheqësit tuaj të madh që ka vizionin që shkon përtej kufijve. Ai mendon t’i shërbejë njerëzimit dhe të prekë jetët e qindra miliona njerëzve jashtë vendit tuaj”, tha Rama.
Në fund të 2028, do të jemi plotësisht sovran, duke mos blerë energji nga jashtë. Ambicia jonë është që bashkë me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Italisë, t’i shërbejmë Europës me energji të gjelbër, për t’ia shitur Europës. Është projekt mbi 1 miliard.



