Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga shkolla “Fatos Lami” në Kamëz e cila është rikontruktuar.
Rama shkruan se kjo shkollë do të presë 700 nxënës dhe personel mësimor me kushte dinjitoze.
Ai ka kujtuar edhe faktin që 12,000 nxënës në shkollat e Kamzës përfitojnë paketën e librave falas, nismë kjo e cila ka lehtësuar shumë barrën financiare për familjet.
“Një tjetër shkollë e rilindur në Tiranë është gati për të hapur dyert këtë vit të ri mësimor.
Shkolla “Fatos Lami” në Kamëz, një investim dinjitoz që ka përmirësuar dukshëm kushtet arsimore për rreth 700 nxënës dhe mësues të saj
Ndërkohë më shumë se 12,000 nxënës në shkollat e Kamzës përfitojnë paketën e librave falas, një nismë që ka lehtësuar shumë barrën financiare për familjet e këtij komuniteti”, shkruan Rama.