Rama moral bizneseve/ Nuk punësojnë persona me aftësi ndryshe, janë paragjykues

Kryeministri Edi Rama, në podcastin e kësaj të shtune pati të ftuar Gersi Trokën, një djalë me aftësi të veçanta, i cili ka fituar medaljen e arit në Lojërat Speciale Olimpike në Berlin.

Gjatë bashkëbisedimit, Rama foli edhe për punësimin e personave me aftësi ndryshe. Ai deklaroi se bizneset e kanë detyrim që 1 në 25 punonjës duhet të jetë me aftësi të veçanta.

Ai deklaroi se pavarësisht se ky ligj ekziston, kompanitë në përgjithësi nuk e zbatojnë për shkak të paragjykimeve.

Ne në fakt e kemi futur në ligj këtë punë, mirëpo kompanitë, në përgjithësi nuk e zbatojnë që duhet të kenë 1 person me aftësi të veçanta në 25 punonjës, në mos gabohem. Nuk e zbatojnë sepse kanë paragjykime dhe duke të parë ty, ti i ndihmon të kuptojnë që personat me aftësi të veçanta kanë nevojë për pak vëmendje dhe durim për të komunikuar dhe pastaj janë absolutisht si të tjerët. Madje, në raste të caktuara janë më të zgjuar dhe më punëtorë se të tjerët dhe ne jemi duke bërë një plan pune që do të fillojmë ta kërkojmë këtë me këmbëngulje që personat me aftësi të veçanta të kenë vendin e tyre, sipas ligjit edhe të kenë aksesin e tyre në punë sipas ligjit. Edhe në këtë pikë, ti na ndihmon sot. Çfarë s’e kemi bërë mirë, do ta bëjmë më mirë.

Por siç thatë dhe më përpara ankesat janë një nga gjërat më të mira që kjo punë ka për të mësuar edhe për të vepruar, edhe për të korrigjuar gjërat sepse nëse askush nuk ankohet dhe nëse realiteti shikohet vetëm me sytë e atyre që shkruajnë raportet, kur i lexon shumë gjëra nuk figurojnë këtu. Mos të them që shumë gjëra dhe shkruhen sipas asaj, mbulohet një gjë, zbukurohet diçka tjetër. Kështu që në këtë pikë jemi në rregull”, theksoi kreu i qeverisë.

Të Fundit