Qeveria shqiptare dhe ajo italiane pritet të zhvillojnë më 13 nëntor një mbledhje të përbashkët në Romë, duke shënuar në këtë mënyrë nivelin më të lartë të bashkëpunimit mes dy vendeve.
Kjo është hera e parë që mes dy vendeve mbahet një mbledhje e përbashkët.
Ndërkohë, një ditë më parë qeveria shqiptare miratoi në parim një marrëveshje për bashkëpunim strategjik me qeverinë italiane, në të paktën 10 fusha që nga shëndetësia, energjia e mjedisi deri te industria e sigurisë apo rritja inteligjente.



