Rama: Më tregoni ju hajdutë mua burgun. Gjysma e popullsisë e vidhte energjinë elektrike, paguanin vetëm votuesit e PS!

Kryeministri Edi Rama foli me komentuesit edhe për çështjen e ujit dhe energjisë elektrike. Rama tha se kur morën pushtetin, vetëm 4 zona kishin ujë 24 orë, ndërsa sot numërohen 43 zona urbane dhe 98 rurale.

“Në vitin 2025 ne flasim për shumë gjëra dhe nëse ty s’të pëlqen që flasim për ujin, po të kujtoj se kjo nuk është e lidhur me ne. Shqipëria ujë 24 orë në 2013 kur ne kemi marrë detyrën e ka pasur 4 zona, sot ka në 43 zona urbane dhe 98 zona rurale.

Në 4 zona ka pasur ujë Shqipëria që ne trashëguam dhe po të them edhe një gjë, që as në kohën e komunizmit Shqipëria s’ka pasur ujë kudo. Të kesh një shtet, 24 orë ujë në territorin e vet, është të bësh një shtet më vete sa i përket investimeve. Bëmë gabim ne, më mirë ti kishim lënë fare, apo ne bëjmë shumë mirë që flasim dhe flasim ato që bëjmë.

Dhe ndërkohë, ti që thua që këta bëjnë be-be pas meje, mos harro që shumica e popullit shqiptar është pas meje, në mbështetjen time dhe të PS. Populli s’ka kohë të harxhojë që në pikë të mëngjesit duke hapur telefonin dhe jashtë nxjerrë budalliqe të tilla. Jemi të qartë, 4 zona kishte me furnizim 24 orë me ujë”, tha Rama.

Sa i takon energjisë, Rama tha se gjysma e popullsisë nuk paguante fare dhe kjo ndryshoi vetëm me ardhjen e PS në pushtet.

“Të kujtohet kur morëm ne detyrën se si ecej nëpër Tiranë, më shumë prodhoheshin drita me naftë se me korrent. Të kujtohet, apo s embanmend. 50% e miletit vidhnin energjinë elektrike dhe e dini ca ka rezultuar.

Ata që paguanin ishin ata që votonin PS. Budallenj të mëdhenj ne që hapim luftën kundër korrupsionin, bëjmë një reformë në drejtësi që s’ka guxuar askush, i japim shpatën në dorë, ia dorëzojmë drejtësisë që të godasë është në trupin tonë.

Jemi këtu për të bërë Shqipërinë shtet dhe jo për të kontrolluar drejtësinë, e tani çohesh ti me shokët e tu të kënetës dhe na tregoni ju hajdutë burgun.

E kuptoni se sa larg realitetit dhe sa larg përmbajtjes së gjithë përpjekjes që unë me PS po bëjeni, jeni. U ka bërë bufi i kënetës si insekte dhe s’dini fare se ca flisni. Jeni pakicë gjithsesi”, tha Rama.

Të Fundit